Ndërlidhjet

Presidenti bjellorus pritet ta vizitoj Gjeorgjinë


Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, po planifikon që ta vizitoj Gjeorgjinë gjatë muajit prill.

Ministri bjellorus për Bujqësi, Leonid Zayats, e ka bërë publik këtë plan të presidentit, gjatë një takimi të komisionit ekonomik ndërqeveritar bjelloruso-gjeorgjian.

Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë e ka konfirmuar vizitën, duke thënë se po bëhen përgatitje për vizitën e Lukashenka në Tbilisi.

Vizita vjen në kohën kur Lukashenka i ka shtuar kritikat ndaj Rusisë për shkak të rolit tepër dominues të Kremlinit në Unionin Ekonomik Euroaziatik, grup në të cilin bëjnë pjesë: Bjellorusia, Rusia, Kazakistani, Kirgizia dhe Armenia.

Lukashenka ka paralajmëruar se vendi i tij mund të largohet nga ky mekanizëm dhe është zotuar se Bjellorusia do t’i përmirësoj raportete tensionuara me Perëndimin, ndërsa e ka paralajmëruar Rusinë që të mos i kundërshtij këto përpjekje.

XS
SM
MD
LG