Ndërlidhjet

AI e akuzon Ukrainën dhe separatistët për vrasjen e civilëve


Ilustrim
Ilustrim

Organizata Amnesty International, thotë se ka grumbulluar “prova të tmerrshme të vrasjes së civilëve dhe viktimave” gjatë ditëve të fundit, sikurse nga ana e seperatistëve pro-rusë e poashtu edhe nga forcat qeveritare të Ukrainës, në lindje të këtij vendi.

AI i ka akuzuar të dyja palët për shkeljen e Ligjit ndërkombëtar, për shkak të sulmeve të tyre në qytetin e kontrolluar nga rebelët Donjeck dhe bombardimet pa dallim të shtëpive dhe rrugëve.

John Dalhuisen, drejtor i AI-së për Evropë dhe Azi Qendrore, tha se provat e mbledhura dëshmojnë për tmerrin që kanë përjetuar civilët nga hedhja e raketave dhe mortajave nga ana e të dyja palëve.

Kievi, NATO-ja, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, thonë se Rusia po dërgon trupa dhe armatim të rëndë në lindje të Ukrainës.

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 5 mijë e 100 njerëz janë vrarë që nga fillimi i konfliktit, në prill të vitit të kaluar.

Rusia e mohon faktin se trupa të saj dhe armatimi rus në lindje të Ukrainës

XS
SM
MD
LG