Ndërlidhjet

Dy pilotë rusë kidnapohen në Sudan


Ilustrim
Ilustrim

Rusia thotë se dy shtetas të saj janë rrëmbyer në Sudanin perëndimor.

Një zëdhënës i ambasads ruse në Khartoum, tha sot se dy pilotët janë kidnapuar më 29 janar në Zalingei, që gjendet në rajonin Darfur.

Artur Safukov tha se po bëjnë përpjekje për lirimin e të dy pilotëve.

Ai nuk ka pranuar të jap detaje të tjera.

Mediat ruse kanë raportuar se të dy burrat janë punonjës të kompanisë ajrore ruse Utair dhe ishin në Sudan rreth një kontrate për misionin e Kombeve të Bashkuara, UNAMID.

Më 1 shkurt, pesë kontraktorë bullgarë që po punonin për Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së, janë liruar pasi që janë mbajtur për një javë nga rebelët në jug të Sudanit.

XS
SM
MD
LG