Ndërlidhjet

Egjipti çaktivizon dy bomba, një tjetër shpërthen në Kajro


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët egjiptianë thonë se policia i ka çaktivizuar dy bomba në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros, ndërsa një tjetër ka shpërthyer në qytet por, pa pasoja në njerëz.

Autoritetet thanë se bombat që u zbuluan sot në aeroport, ishin të kontrolluara nga distanca përmes telefonit mobil.

Zyrtarët thanë se një bombë që ishte vendosur në një transformator elektrik në Kajron qendrore, ka shpërthyer të njëjtën ditë.

Nuk ka as të lënduar.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për asnjërën nga bombat e vendosura.

Militantët islamikë që synojnë rrëzimin e qeverisë, kanë kryer sulme të shpesha me bomba që nga koha e përmbysjes së presidentit islamik Mohamed Mursi, në korrik të vitit 2013.

Më 2 shkurt, një gjykatë në Kajro i ka vërtetuar dënimet me vdekje për 183 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane, të cilët janë dënuar për përfshirjen e tyre më vrasjen e së paku 11 oficerëve të policisë në gusht të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG