Ndërlidhjet

GJND: Hidhen poshtë të dyja paditë për gjenocid


GJND, foto nga arkivi
GJND, foto nga arkivi

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur se as Serbia, e as Kroacia, nuk kanë kryer gjenocid kundër kroatëve, përkatësisht serbëve, gjatë luftës që zgjati nga viti 1991 - 1995.

Kryesuesi i i gjyqtarëve të GJND-së, Peter Tomka, e ka lexuar verdiktin në Pallatin e Paqes në Hagë.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, e kishte përshkruar këtë zhvillim të sotëm si një nga ngjarjet më të rëndësishme për mardhëniet dy-palëshe, Serbi-Kroaci.

Zagrebi e ka dërguar rastin një GJND në vitin 1999, duke e akuzuar Serbinë për gjenocid gjatë luftës së viteve 1991-1995.

Kroacia ka thënë se Serbia është fajtore për spastrim etnik dhe për një formë të gjenocidit, në luftën që ka bërë që mijëra kroatë të zhvendosen, të vriten, torturohen dhe pronat e tyre të shkatërrohen.

Beogradi e ka paraqitrur një kundër-padi në vitin 2010, me pretendimin se rreth 200 mijë serbë etnikë janë detyruar të zhvendosen, kur Kroacia kishte filluar operacionin ushtarak në kërkim të territoreve të saj.

Pas ofenzivës kroate, përqindja e serbëve në ato territore nga 12 për qind sa kishte qenë, kishte rënë në 4 për qind.

XS
SM
MD
LG