Ndërlidhjet

HRW: Sulmet e separatistëve vranë 40 civilë në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Organizata Human Rights Watch, thotë se separatistët pro-rusë janë “ndoshta përgjegjës” për dy sulmet me raketa që vranë më shumë se 40 civilë në Ukrainën lindore.

Përmes një deklarate të lëshuar sot, organizata me bazë në New York, thotë se hetimet e fshehta të bëra deri më tani, tregojnë se forcat rebele e lansuan raketën që vrau 12 civilë në një autobus në qytetin Volnovakha më 13 janar si dhe raketat që lanë së paku 30 të vdekur në Azov të Mariupolit më 24 janar.

HRW thotë se forcat ukrainase ndërkaq, mund ta kenë shkaktuar nje sulm me raketa në Donjeck, më 13 janar, që ka lënë të vdekur dy civilë.

HRW përmes deklaratës ka thënë se nuk mund t'ia atribuojnë përgjegjësinë askujt për sulmin e 22 janarit në Donjeck ku janë vrarë 13 civilë.

Luftimet në lindje të Ukrainës, sipas Kombeve të Bashkuara, deri më tani ua kanë marrë jetën më shumë se 5 mijë e 100 njerëzve.

HRW tha se të dyja palët, kanë përdorur armë eksplozive me efekt të gjerë, në zonat e populluara.

XS
SM
MD
LG