Ndërlidhjet

Franca arreston tetë militantë të dyshuar


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar se autoritetet i kanë arrestuar tetë persona të cilët dyshohen se i takojnë një rrjeti që po rekrutonte luftëtarë për t’u bashkuar me ekstremistët islamistë në Siri.

Franca është në alarm që nga sulmnet terroriste në javën e parë të janarit, me ç’rast janë vrarë 20 persona.

Ministri Bernard Cazeneuve, tha se tetë të dyshuarit janë arrestuar sot në zonat e Parisit dhe Lionit.

Ai tha se nuk ka asnjë lidhje në mes të arrestuarve të sotëm dhe rasteve që kanë ngjarë në Paris nga 7 deri më 9 janar.

Policia i ka shtuar masat e sigurisë ndërsa është në kërkim të bashkëpunëtorëve të mundshëm të personave të armatosur që e kanë sulmuar revistën Charlie Hebdo dhe supermarketin në Paris.

XS
SM
MD
LG