Ndërlidhjet

OKB: 5 mijë e 359 të vrarë në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar i lartë i OKB-së thotë se numri i të vdekurve në konfliktin në Ukrainën lindore tejkalon shifrën prej 5 mijë e 359 personave ndërsa iu ka bërë thirrje palëve që t'i ndalin luftimet.

Përmes një deklarate të lëshuar sot, Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Zeid Ra'ad Al Hussein, tha se së paku 224 civilë janë vrarë dhe 545 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve të tri javëve të fundit.

Sipas tij, përveç 5 mijë e 359 të vrarëve gjatë konfliktit që ka nisur që nga prilli i vitit të kaluar, janë plagosur edhe 12 mijë e 235 persona.

Por, OKB, sipas tij, beson që numri i të vdekure mund të jetë shumë më i madh.

Çdo përshkallëzim i mëtejmë i situatës, sipas Hussein, mund të provkojë katastrofë për mbi 5 milionë qytetarët që jetojnë në lindje të Ukrainës.

Ai iu bëri thirrje qeverive dhe të gjitha palëve që mund të kenë ndikim në rajon, që të marrin masa për të siguruar pajtueshmëri të plotë.

XS
SM
MD
LG