Ndërlidhjet

Stoltenberg për herë të parë pritet ta takojë Lavrovin


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se së shpejti do të takohet me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ndërsa ky do të jetë takimi i parë që kur Stoltenberg e udhëheq Aleancën.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha sot se Stoltenberg dhe Lavrov, do të zhvillojnë bisedime dy-palëshe gjatë një konference tre-ditore që do të mbahet në Munich, që nga 6 shkurti.

Aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë dhe konflikti në Ukrainë, i kanë tensionuar raportet në mes Rusisë dhe NATO-s dhe një ftohje e tillë e raporteve, nuk ka qenë që nga Lufta e Ftohtë.

Luftimet në lindje të Ukrainës janë përshkallëzuar kohëve të fundit ndërsa sipas OKB-së, që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në prill të vitit të kaluar e deri më tani, janë vrarë mbi 5 mijë e 350 persona.

Stoltenberg do të mbaj takime dy-palëshe edhe me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, dhe disa të tjerë që janë pjesëmarrës në konferencë.

XS
SM
MD
LG