Ndërlidhjet

Vetëvendosje padit Policinë e Kosovës


Ilustrim

Ilustrim

Në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, lëvizja Vetëvendosje e ka doprëzuar sot një kallëzim penal ndaj Policisë së Kosovës për shkak të siç thuhet, akteve të dhunës të kryera nga policia gjatë protestës së 27 janarit.

Kallëzimi penal është dorëzuar nga deputetët Albulena Haxhiu dhe Ilir Deda.

Sipas një kumtese të lëshuar nga kjo lëvizje, kallëzimi penal është ngritur nën dyshimin se policët e Kosovës kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, torturë, kanosje me jetë, lëndime trupore, etj.

“Ky kallëzim penal është drejtuar kundër komandantëve dhe shefave të policisë që kanë drejtuar operacionet policore, dhe gjithashtu është drejtuar kundër policëve të identifikuar me numrat e tyre, si dhe ndaj policëve që nuk e kanë mbajtur numrin e tyre të identifikimit”, citohet të ketë thënë deputetja Haxhiu.

Vetëvendosje thotë se i ka grumbulluar mbi 20 deklarata nga protestuesit e arrestuar, i ka grumbulluar raportet e tyre mjekësore si dhe fotografitë e videoinçizimet që sipas kësaj lëvizjeje, e “dëshmojnë faktin se Policia e Kosovës ka kryer vepra penale”.

Vetëvendosje i ka bërë thirrje Prokurorisë që menjëherë ta shqyrtoj këtë kallëzim dhe të marr masat e nevojshme.

XS
SM
MD
LG