Ndërlidhjet

Vriten së paku gjashtë policë afganë


Ilustrim

Ilustrim

Gjashtë policë afganë janë vrarë në sulme të ndara që kanë ngjarë në jug të Afganistanit.

Zyrtari lokal, Omar Zwak, tha se së paku dy policë janë vrarë dhe pesë janë plagosur, kur një sulmues vetvrasës e ka goditur një konvoj të policisë në kryeqytetin e provincës Helmand, Lashkar Gah.

Talebanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në provincën jugore Oruzgan, zyrtari i policisë, Gulab Khan, tha se katër policë janë vrarë dhe tre janë plagosur gjatë ditës së djeshme kur dhjetëra militantë talebanë i kanë sulmuar postblloqet policore në rrethin Charcheno.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e ditës së djeshme.

Talebanët i kanë intensifikuar sulmet e tyre që kur SHBA-ja dhe forcat e NATO-s i kanë dhënë zyrtarisht fund misionit luftarak, në fund të vitit 2014.

Trupat afgane tashmë janë përgjegjëse për sigurinë në Afganistan.

XS
SM
MD
LG