Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen dy persona për korrupsion me pronat shtetërore


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve disa mujore, i ka arrestuar sot dy persona të cilët dyshohen për veprimtari korruptive

Sipas policisë, të arrestuarit janë D.R. (59) i kombësisë serbe dhe I.M. (55) i kombësisë shqiptare.

“Sipas hetimeve policore personat e arrestuar dyshohet që në bashkë-kryerje kanë kryer veprat penale moslajmërim i veprës penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare, falsifikim i dokumentit dhe keqpërdorimin i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e policisë.

Sipas policisë, dy të arrestuarit dyshohet të kenë keqpërdorur pronën shtetërore, mbi 400 mijë euro, në atë mënyrë që e kanë përvetësuar atë për vete dhe për persona të tjerë.

Gjatë bastisjeve në shtëpinë e të dyshuarit D.R. në Llapnasell të Graçanicës, policia ka njoftuar se tek ai janë janë konfiskuar dokumente të ndryshme, municion, mjete monetare dhe dëshmi tjera relevante në lidhje me rastin.

Dy të arrestuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

XS
SM
MD
LG