Ndërlidhjet

OKB dënon etiketat e IS-it në ndihmat ushqimore


Ilustrim
Ilustrim

Programi për Ushqim i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim për disa imazhe, që tregojnë se prodhimet e tij ushqimore, që shpërndahen në Siri, mbajnë edhe logon e grupit ekstremist të Shtetit Islamik.

Imazhet që qarkullojnë nëpër mediat sociale tregojnë se ushqimi shpërndahet nëpër kuti kartoni që mbajnë etiketat e Shtetit Islamik në Siri, të ngjitura mbi logon e Programit për Ushqim të OKB-së.

Fotografitë duket sejanë nga qutetit Deir Haf.

Koordinatori rajonal i agjencisë së OKB-së,Muhannad Hadi, ka dënuar manipulimin me ndihmat ushqimore.

Furnizimet e Programit për Ushqim të Kombeve të Bashkuara shpërndahen në Siri përmes organizatës Gjysmëhëna e Kuqe Arabe, depotë e së cilës janë bastisur në muajin shtator nga militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG