Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi takon zyrtarë amerikanë


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Hashim Thaçi i cili njëherësh është edhe ministër i punëve të jashtme, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara i ka takuar ndarasi senatorin amerikan Chris Murphy dhe kongresmenin George Holding.

Sipas një kumtese të lëshuar nga MPJ, Thaçi në këto takime ka qenë i shoqëruar nga ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollakun dhe ambasadori Akan Ismaili

Siç theksohet në kumtesën e lëshuar, Thaçi ka diskutuar me nikoqirët për zhvillimet e fundit në vend dhe për angazhimet e Kosovës brenda dhe jashtë shtetit.

Thaçi sipas kumtesës, i ka njoftuar ata “për funksionimin e Qeverisë stabile dhe gjithëpërfshirëse, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për fokusin e institucioneve të Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit”.

Teksa e ka përmendur vizitën e tij në rajon, senatori Murhpy citohet të ketë thënë se e ka parë se sa është i rëndësishëm për rajonin angazhimi i vazhdueshëm i SHBA-ve, sikurse edhe prania e BE-së.

“Edhe SHBA-të sikur edhe BE-ja, duhet të mbesin të angazhuara në rajon”, ka thënë Murphy.

Kongresmeni Holding sipas MPJ-së, ka premtuar përkrahje në fushën e gjyqësorit duke theksuar se “reforma në sistemin e drejtësisë në Kosovë do të vazhdojë të mbështetet nga SHBA-ja”.

XS
SM
MD
LG