Ndërlidhjet

logo-print

Rusëve iu ndalohet hyrja në Ukrainë pa pasaporta


Ilustrim

Ilustrim

Që nga 1 marsi, qytetarët e Rusisë nuk mund të hyjnë në terrotorin e Ukrainës pa pasaporta.

Ky ndryshim pasqyron tensionet e mëdha që ekzistojnë mes dy vendeve fqinje për shkak të konfliktit të armatosur në lindje të Ukrainës.

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, e ka nënshkruar sot një dekret për një rezolutë të miratuar më 30 janar.

Që nga rënia e Bashkimit Sovjektik, në vitin 1991, qytetarët rusë vetëm me dokumente identifikimi kanë pasur mundësi të hyjnë në Ukrainë.

Arseniy Yatsenyuk tha sot se qeveria duhet të miratoj rregulla evropiane për kalimin e kufirit shtetëror, përfshirë edhe rregullat për qytetarët e Rusisë.

Rusia e ka aneksuar gadishullin ukrainas Krimea në muajin mars të vitit të kaluar.

Kievi e akuzon Moskën për dërgimin e mijëra trupave për të luftuar krahas separatistëve.

Deri më tani, si rezultat i konfliktit në Ukrainë, janë vrarë mbi 5 mijë e 300 persona.

XS
SM
MD
LG