Ndërlidhjet

Ambasada Amerikane bën thirrje për protesta paqësore


Ilustrim
Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuarqeverinë, partitë e opozitës, dhe qytetarët, që të tregojnë përkushtimin e tyre të përbashkët për të ardhmen e Kosovës duke siguruar që protestat e planifikuara do të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Në një komunikatë dërguar mediave, ambasada amerikane pohon se “qytetarët kanë të drejtë që t’ia shprehin ankesat e tyre qeverisë dhe qeveria ka për obligim që t’i dëgjojë dhe t’iu përgjigjet”.

“Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës, migrimi ilegal, sundimi i ligjit, korrupsioni, dhe marrëdhëniet rajonale dhe etnike, janë sfida serioze dhe të ndërlikuara të cilat kërkojnë angazhim të gjerë dhe përpjekje në gjithë Kosovën – duke përfshirë institucionet, opozitën, shoqërinë civile, dhe mediumet”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane.

“ Dhuna pengon zhvillimin e Kosovës dhe shërben për të tërhequr vëmendjen nga çështjet kritike me të cilat përballet vendi. Sjellja konstruktive dhe e padhunshme – në institucione dhe në rrugë – është e vetmja mënyrë që Kosova të përparojë”, thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG