Ndërlidhjet

Sulmohen 3 ushtarë francezë jashtë një qendre hebreje


Ilustrim

Ilustrim

Policia franceze njofton se tre ushtarë, të cilët kanë qenë duke patrulluar jashtë një qendre hebreje në jug të Francës, janë sulmuar me thikë nga një person i paidentifikuar.

Sipas policisë, dy ushtarët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Të dy ata po trajtohen në qytetin e Nices.

Sulmuesi është arrestuar nga policia.

Prokurorët kundër terrorizmit në Paris janë angazhuar për hetimin e rastit.

Po sot, policia në Francë ka arrestuar tetë persona, të cilët dyshohen se kanë rekrutuar luftëtarë për t’iu bashkuar militantëve të Shtetit Islamik.

Arrestimet janë bërë në zona të Parisit dhe Lionit dhe nuk lidhen me sulmet e janarit në revistën Charlie Hebdo, ka thënë ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve.

XS
SM
MD
LG