Ndërlidhjet

Greqia kërkon mbështetjen e Italisë për negocim të ndihmës


Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, dhe ministri i Financave, Yanis Varoufakis, kanë udhëtuar drejt Romës.

Vizita e tyre atje është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për të fituar mbështetje nga vendet e Bashkimit Evropian për negocimin e kushteve të ndihmës për Greqinë, në vlerë prej 240 miliardë eurosh.

Varoufakis takon ministrin italian të Financave, Pier Carko Padoan, ndërsa Tsipras kryeministrin e Italisë, Matteo Renzi.

Varoufakis ka thënë se do të takojë të mërkurën në Frankfurt presidentin e Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, dhe të premten në Berlin ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schauble.

Qeveria e re greke, e udhëhequr nga Tsipras, ka thënë se do të ndalojë shkurtimet buxhetore, që janë kusht për marrjen e kredisë nga huadhënësit ndërkombëtarë.

XS
SM
MD
LG