Ndërlidhjet

logo-print

AI: Situata në Debaltseve, katastrofike


Debaltseve, Ukrainë

Debaltseve, Ukrainë

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka thënë se situata në qytetin Debaltseve, në lindje të Ukrainës, është “katastrofike”.

Sipas saj, mijëra banorë janë në rrezik nga bombardimet dhe se kanë nevojë për ujë, ushqim, energji elektrike dhe furnizime mjekësore.

Organizata me seli në Londër ka thënë se Debaltseve po sulmohet vazhdimisht nga separatistët pro-rusë, të cilët po bëjnë përpjekje të marrin kontrollin e qytetit nga forcat qeveritare.

Debaltseve ndodhet brenda një rripi të ngushtë të tokës në rajonin lindor të Donjeckut, pjesë të të cilit kontrollohen nga separatistët dhe nga forcat qeveritare.

Ai ka qenë skenë e luftimeve të rënda për më shumë se dy javë.

XS
SM
MD
LG