Ndërlidhjet

logo-print

SHBA shqyrton dërgimin e raketave Javelin në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ndihma potenciale vdekjeprurëse për Ukrainën mund të përfshijë raketa anti-tank Javelin.

Javelin është raketë me rreze të shkurtër.

Zyrtarët kanë thënë se opsionet e tjera ushtarake për Ukrainën mund të përfshijnë edhe trajnime, shpërndarje të automjeteve të blinduara, armë të vogla dhe municion.

Deri më tash, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar vetëm ndihmë jovdekjeprurëse për forcat e Ukrainës, të cilat po luftojnë separatistët pro-rusë në lindje të vendit qysh në prill të vitit të kaluar.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se fokusi i Uashingtonit mbetet në ndjekjen e një zgjidhjeje diplomatike të krizës.

XS
SM
MD
LG