Ndërlidhjet

logo-print

Shumica e qyteteve kineze s’kanë ajër të pastër


Pekin

Pekin

Vetëm tetë nga 74 qytetet e mëdha të Kinës kanë kaluar standardet themelore të qeverisë për cilësinë e ajrit në vitin 2014.

Ministria e Mjedisit e Kinës ka thënë se qytetet më të ndotura janë në Hebei, provincën që rrethon kryeqytetin e Pekinit.

As Pekini, as Shangai nuk kanë përmbushur standardet, të cilat bazohen në matjet e ndotësve të mëdhenj.

Kina po bën përpjekje të zvogëlojë ndotjen, por vendi mbështetet ende te thëngjilli për nevojat e tij energjetike.

Qeveria ka mbyllur mbi 8,000 fabrika të djegies së thëngjillit në Hebei, vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG