Ndërlidhjet

logo-print

Jordania “do t’i hakmerret IS-it” për vrasjen e pilotit


Mu'ath al-Kasasbeh

Mu'ath al-Kasasbeh

Një video e publikuar online nga militantët e Shtetit Islamik (IS) tregon se piloti jordanez, i cili është kapur nga ekstremistët në fund të dhjetorit, është djegur i gjallë.

Videoja tregon imazhet e një burri, i cili thuhet se është piloti i zënë rob, Maaz al-Kasaesbeh, të kapur në flakë, teksa qëndron në këmbë brenda një kafazi të zi metalik.

Kasaesbeh është kapur nga militantët e IS-it pasi aeroplani i tij luftarak F-16 është rrëzuar më 24 dhjetor pranë qytetit Raka në Siri.

Kasaesbeh ka qenë duke kryer sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara .

Forcat e armatosura të Jordanisë kanë konfirmuar se Kasaesbeh është vrarë.

Televizioni shtetëror i Jordanisë ka cituar autoritetet të kenë thënë se Kasaesbeh është vrarë më 3 janar, para se militantët e IS-it kanë thënë se do të lironin Kasaesbehun në këmbim të lirimit të një gruaje, e cila është kapur pas një përpjekjeje të dështuar për të kryer sulm vetëvrasës.

Ushtria e Jordanisë është zotuar se do të “hakmerret” kundër militantëve të IS-it.

Mbreti i Jordanisë, Abdullah, ka ndërprerë vizitën në Shtetet e Bashkuara për t’u kthyer në vendin e tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë më herët se nëse videoja është e vërtetë, ajo është një tregues më tepër për atë se sa “të këqij dhe barbarë” janë militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG