Ndërlidhjet

Rrëzohet aeroplani tajvanez i pasagjerëve


Ilustrim
Ilustrim

Një aeroplan i kompanisë tajvaneze, TransAsia, me 58 njerëz në bord, është rrëzuar në një lum, pranë kryeqytetit Taipei.

Televizioni shtetëor i Tajvanit raporton për së paku nëntë njerëz të vdekur.

Autoritetet kanë thënë se 16 njerëz janë shpëtuar deri më tani.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë trupin e aeroplanit në lumin Keelung.

Aeroplani ka qenë duke fluturuar nga Taipei për në ishullin Kinmen.

XS
SM
MD
LG