Ndërlidhjet

Largimi i Jabllanoviqit, “vendim i gabuar”


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Autoritetet në Beograd kanë reaguar pas shkarkimit të ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, nga Qeveria e Kosovës.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se vendimi për ta larguar ministrin e Listës Serbe është thellësisht i gabuar.

“Nuk do të pranojmë poshtërimin e përfaqësuesve serbë në ‘institucionet krahinore’”, ka thënë Gjuriq përmes një deklarate dërguar mediave.

Sipas tij, vendimi për hapat e mëtejmë do të merret pas takimit të përfaqësuesve serbë të Kosovës me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të enjten në Beograd.

Të martën, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka konfirmuar se Jabllanoviq nuk është më pjesë e kabinetit qeverisës.

Largimi i Jabllanoviqit nga qeveria ka pasuar protestat dhe trysninë e fuqishme të opozitës për shkak të një deklarate që Jabllanoviq kishte bërë më 6 janar.

Ai i kishte cilësuar si "egërsira" protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

XS
SM
MD
LG