Ndërlidhjet

logo-print

OSBE apelon për armëpushim në Debaltseve


Debaltseve, Ukrainë

Debaltseve, Ukrainë

Kryesuesi i radhës i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Ivica Daçiq, njëherësh ministër i Jashtëm i Serbisë, ka bërë thirrje për armëpushim në Debaltseve të Ukrainës, në mënyrë që të mundësohet evakuimi i banorëve nga qyteti i ngujuar.

Daçiq ka kërkuar nga të gjithë aktorët në dhe përreth Debaltseves që të bëjnë një armëpushim të përkohshëm, së paku prej tre ditësh.

Qyteti Debaltseve ka qenë skenë e luftimeve të rënda midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë për më shumë se dy javë.

Amnesty International ka lëshuar një deklaratë të martën, duke thënë se situata në Debaltseve është “katastrofike”

Sipas kësaj organizate për të drejta të njeriut, mijëra banorë janë në rrezik nga bombardimet dhe kanë nevojë për ujë, ushqim, energji elektrike dhe furnizime mjekësore.

XS
SM
MD
LG