Ndërlidhjet

SHBA sulmon liderin e Al Shababit


Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara ka pasur në shënjestër një figurë të lartë të Al Shababit, grup militant në Somali.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se Yusef Dheeq, shef i operacioneve të jashtme të Al Shababit, ka qenë shënjestër e sulmit më 31 janar, të kryer nga forcat speciale të SHBA-së në jug të kryeqytetit somalez, Mogadishu.

Kirby ka thënë se nuk mund të konfirmojë ende nëse Dheeq është vrarë.

“… por, nëse sulmi ka qenë i suksesshëm, ai atëherë është një goditje tjetër e rëndësishme për Al Shababin”, ka thënë Kirby.

Sipas tij, nuk ka prova se sulmi i telekomanduar ka shkaktuar viktima civile.

Kirby ka thënë SHBA-ja do të vazhdojë të sulmojë liderët e Al Shababit, sepse grupi është i lidhur me Al Kaidën dhe paraqet kërcënim për rajonin dhe Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG