Ndërlidhjet

logo-print

Armenia kërkon ekstradimin e “ushtarit vrasës”


Valery Permyakov

Valery Permyakov

Armenia ka kërkuar zyrtarisht nga Rusia që të dorëzojë ushtarin, i cili është akuzuar për vrasjen e shtatë anëtarëve të një familjeje, pranë një baze ushtarake ruse në Armeni.

Prokurori i përgjithshëm i Armenisë, Gevork Kostanian, ka kërkuar nga homologu i tij rus, Yury Chaika, që të transferojë ushtarin rus, Valery Permyakov, në paraburgim në Armeni.

Apeli është bërë disa orë pasi agjencia ruse e lajmeve Interfax ka cituar një burim duke thënë se Permyakov do të gjykohet në bazën ruse në Gyumri të Armenisë.

Permyakov ka kryer krimin më 12 janar në Gyumri.

Viktimat e masakrës përfshijnë një vajzë dy vjeçe dhe një djalë gjashtë muajsh.

XS
SM
MD
LG