Ndërlidhjet

12 të vdekur nga rrëzimi i avionit tajvanez


Taipei, 4 shkurt 2015.

Taipei, 4 shkurt 2015.

Së paku 12 njerëz kanë vdekur pasi aeroplani i kompanisë tajvaneze TransAsia është rrëzuar me 58 njerëz në bord.

Avioni ka rënë në një lumë pranë kryeqytetit Taipei, shumë shpejt pas ngritjes.

Një zyrtar i Departamentit të Zjarrfikësve ka thënë se viktimat janë në mesin e 27 njerëzve të nxjerrë nga aeroplani.

Për 31 njerëzit e tjerë nuk ka informacione të detajizuara.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë trupin e aeroplanit në lumin Keelung.

Aeroplani ka qenë duke fluturuar nga Taipei për në ishullin Kinmen.

XS
SM
MD
LG