Ndërlidhjet

Putin viziton Egjiptin më 9-10 shkurt


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të qëndrojë në Egjipt më 9 dhe 10 shkurt, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale në Lindjen e Mesme.

Kremlini ka njoftuar se Putin dhe presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, do të diskutojnë për situatën në Irak, Siri dhe Libi, si dhe për konfliktin izraelito-palestinez.

Dy zyrtarët po ashtu planifikojnë të flasin për “perspektivat e zhvillimit të marrëdhënieve ruso-egjiptiane, përfshirë fushat politike, tregtare dhe humanitare”.

Egjipti, blerësi i dytë më i madh i grurit rus, është goditur nga vendimi i Moskës për të frenuar eksportet e grurit, në kohën kur Rusia po përballet me krizë ekonomike.

XS
SM
MD
LG