Ndërlidhjet

Militantët e IS-it “po luftojnë Zotin”


Militant i Shtetit Islamik

Militant i Shtetit Islamik

Kreu i Universitetit Al-Azhar të Egjiptit, që është qendra më e lartë e mësimeve të Islamit sunit, ka shprehur zemërim për djegien për së gjalli të pilotit jordanez nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik (IS).

Ahmed al-Tayeb ka bërë thirrje për “vrasje, kryqëzim dhe gjymtim të terroristëve të Shtetit Islamik”, duke thënë se ata meritojnë një ndëshkim të tillë, sepse “në fakt, janë duke luftuar Zotin dhe profetin e tij Muhamed”.

Tayeb ka thënë se me djegien deri në vdekje të pilotit Muath al-Kasaesbeh, militantët kanë shkelur rregullat e Islamit.

Një video e publikuar të martën online nga militantët e Shtetit Islamik tregon se piloti jordanez, i cili është kapur nga ekstremistët në fund të dhjetorit, është djegur i gjallë.

Ai është kapur pasi aeroplani i tij është rrëzuar gjatë një misioni kundër Shtetit Islamik në Siri, dhjetorin e kaluar.

XS
SM
MD
LG