Ndërlidhjet

Rusia kundërshton pasaportat për hyrje në Ukrainë


Ushtarë të Ukrainës
Ushtarë të Ukrainës

Moska i ka bërë thirrje Kievit që të mos zbatojë një vendim, i cili kërkon nga shtetasit rusë që të tregojnë pasaportat para se të hyjnë në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë të martën se për aryse të sigurisë, nga data 1 mars, rusët nuk do të mund të përdorin dokumentet e brendshme të udhëtimit, të njohura si “pasaporta të brendshme”, nëse duan të kalojnë kufirin.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot se është e rëndësishme që Kievi të mbajë rregullat aktuale të kalimit të kufirit për shtetasit rusë, për “arsye humanitare”.

Ministria ka thënë se Rusia nuk ka marrë ende njoftim zyrtar nga Ukraina në lidhje me ndryshimin.

Ndryshimi do të kërkonte nga mijëra rusë që jetojnë ose punojnë pranë kufirit me Ukrainën dhe e kalojnë shpesh atë, që të aplikojnë për pasaporta.

XS
SM
MD
LG