Ndërlidhjet

Mogherini: Të ndalojë dhuna në Ukrainë


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se “spiralja e dhunës në lindje të Ukrainës duhet të ndalojë” dhe ka fajësuar rebelët pro-rusë për përshkallëzimin e fundit të armiqësive.

Përmes një deklarate, Mogherini ka thënë se “bombardimi i civilëve, kudo që ndodh, është shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar humanitar”.

“Luftimet e provokuara nga ofensiva e vazhdueshme e separatistëve, sidomos rreth Debaltseves, janë duke shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzore dhe minimizojnë të gjitha përpjekjet që synojnë një zgjidhje politike”, ka thënë Mogherini.

Ajo po ashtu ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në zonën e Debaltseves.

XS
SM
MD
LG