Ndërlidhjet

Kina forcon rregullat për internetin


Ilustrim
Ilustrim

Kina ka forcuar më tej kontrollin në internet, duke kërkuar nga përdoruesit e blogjeve dhe ‘dhomave të bisedës’ që të regjistrojnë emrat e tyre realë me operatorët.

Mbikëqyrësi i internetit në Kinë ka thënë se rregullat e reja po ashtu kërkojnë që shërbimet e internetit të kenë përdorues, që nënshkruajnë kontratë, përmes së cilës zotohen se do të përmbahen nga “aktiviteti i paligjshëm dhe jo i shëndoshë”.

Operatorëve u kërkohet të caktojnë një punonjës, i cili do të kontrollojë detajet e përdoruesve për t’u siguruar se ato përputhen.

Administrata Kibernetike e Kinës ka thënë se rregullat janë pjesë e përpjekjeve për të luftuar “kaosin me emrat e përdoruesve” dhe për të ndaluar shpërndarjen e thashethemeve online.

XS
SM
MD
LG