Ndërlidhjet

Aliyev nënshkruan ligjin që “lehtëson” mbylljen e mediave


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka nënshkruar një ligj, i cili ia bën më të lehtë qeverisë së tij që të mbyllë mediat, sidomos ato që kanë financime të huaja.

Sipas ndryshimeve në ligjin për komunikimin masiv të Azerbajxhanit, çdo medium që merr financa nga jashtë ose gjendet fajtor për shpifje dy herë në vit, mund të mbyllet me vendim të gjykatës.

Ligji është miratuar në parlament më 16 dhjetor dhe tani është nënshkruar nga presidenti Aliyev.

Dhjetë ditë pasi parlamenti ka miratuar ndryshimet, hetues dhe policë të armatosur kanë bastisur byronë e Radios Evropa e Lirë në Baku, duke konfiskuar kompjuterë dhe duke mbajtur pjesëtarë të stafit në një dhomë, për disa orë.

Prokurorët kanë thënë në atë kohë se bastisja ka qenë pjesë e një hetimi të vazhdueshëm të Shërbimit të Azerbajxhanit të Radios Evropa e Lirë, si një entitet që financohet nga jashtë.

XS
SM
MD
LG