Ndërlidhjet

logo-print

Yanukovychit i hiqet titulli presidencial


Victor Yanukovych

Victor Yanukovych

Parlamenti i Ukrainës ka miratur një legjislacion, që e zhvesh Viktor Yanukovychin nga titulli i presidentit.

Vendimi në Verkhovna Rada është mbështetur nga 281 ligjvënës.

Ky hap e privon Yanukovychin nga të gjitha përfitimet që gëzojnë ish-krerët e shtetit.

Yanukovych është përmbysur më 21 shkurt të vitit të kaluar, pas protestave masive kundër tij.

Protestuesit kanë kundërshtuar vendimin e Yanukovychit për të mos nënshkruar marrëveshjen e asociimit me Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG