Ndërlidhjet

Franca nuk do të dërgojë armatim në Ukrainë


Ukrainë
Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se, tani për tani, Franca nuk do të dërgojë armë në Ukrainë, për të luftuar separatistët pro-rusë.

Le Drian, duke folur në një konferencë për media në Paris, së bashku me homologun kanadez, Robert Nicholson, ka thënë se duhet të mendohet për një zgjidhje politike të krizës.

“Nuk e kemi ndërmend të furnizojmë Ukrainën më armë vdekjeprurëse tani për tani”, ka thënë Le Drian.

Të martën, edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se qeveria e saj nuk do të mbështesë armatosjen e Ukrainës me armë vdekjeprurëse.

Deklaratat e Francës dhe Gjermanisë vijnë pasi mediat amerikane kanë raportuar se Uashingtoni është duke konsideruar furnizimin e Kievit me armë vdekjeprurëse.

XS
SM
MD
LG