Ndërlidhjet

Rrahet rëndë një avokat në Daghestan


Ilustrim
Ilustrim

Një avokat që mbron interesat e grupit për të drejtat e njeriut në Rusi, Memorial, është rrahur rëndë në Daghestan të Kaukazit Verior.

Memorial ka njoftuar sot, se Murad Magomedov, 32 vjeçar, është sulmuar në pikë të ditës nga pesë persona të panjohur dhe atë menjëherë pasi që kishte dalë nga Gjykata Supreme në kryeqytetin Makhachkala.

Magomedov sipas një njoftimi të Memorial, ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe si i tillë është shtrirë në klinikën kryesore të Daghestanit.

Memorial tha se ka kërkuar nga komisionerja ruse për të drejtat e njeriut, Ella Pamfilova dhe këshilltari për të drejtat e njeriut në presidencë, Mikhail Fedotov, për tu hetuar ky rast.

Memorial tha se avokati ka qenë i kërcënuar disa herë gjatë muajve të fundit.

XS
SM
MD
LG