Ndërlidhjet

Egjipti i dënon me burg të përjetshëm 230 persona


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Egjipt i ka dënuar 230 persona me burgim të përjetshëm, për rolin e tyre në protestat që rrëzuan ish-presidentit Hosni Mubarak në vitin 2011.

Në mesin e të dënuarve është edhe aktivisti i shquar liberal, Ahmed Douma, tashmë i burgosur për shkeljen e rendit publik në Egjipt.

Douma është gjobitur edhe me një gjobë për zjarrvënien në një akademi të shkencës në të cilën gjendeshin dorshkrime të rralla.

Të gjithë të dënuarit, kanë të drejtë ta apelojnë vendimin.

Vendimi i sotëm është dënimi për numrin më të madh të personave për protestat e vitit 2011.

Douma ishte njëri nga udhëheqësit e revolucionit që çoi në rrëzimin e presidentit Mubarak.

Verdiktet e sotme ndaj Douma dhe të pandehurve të tjerë, janë shqiptuar nga gjyqtari, Mohammed Nagy Shehata, gjyqtari i cili i ka dënuar gazetarët e Al Jazzera, njëhersh gjyqtrar i cili të hënën i ka vërtetuar dënimet me vdekje ndaj 183 të dënuarve.

XS
SM
MD
LG