Ndërlidhjet

Vritet një polic në Pakistan që po mbronte ekipin e polios


Ilustrim

Ilustrim

Një polic i cili po përkujdesej për sigurinë e një ekipi për vaksionimin kundër poliomelitit, është vrarë sot nga persona të panjohur në jugperëindim të Pakistanit.

Zyrtarët thanë se dy persona të armatosur të cilët po lëviznin me një motoçikletë, e kanë qëlluar oficerin për vdekje në periferi të Pashtunabad në Quetta, kryeqytet i provincës Balochistan

Zëdhënësi i policisë, Aitzaz Goraya, tha se oficeri është qëlluar teksa po dilte nga një xhami ku i kishte kryer lutjet gjatë pushimit të drekës.

Sulmuesit kanë shpëtuar.

Militantët shpesh i kanë në shënjestër punonjësit shëndetësorë e veçanërisht ekipet kundër poliomelitit, me arsyetimin se punonjësit mjekësorë janë spiunë dhe këtë profesion po e ushtrojnë vetëm për ta mbuluar punën e vërtetë të tyre.

Për shkak të sulmeve të vazhdueshme në Pakistan, rastet e poliomelitit janë shtuar.

Pakistani është vendi i tretë në botë me numrin më të madh të të sëmurëve me poliomelit.

XS
SM
MD
LG