Ndërlidhjet

NATO: Rusia aktive në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit


Ambasadori amerikan në NATO, Douglas Lute

Ambasadori amerikan në NATO, Douglas Lute

Ambasadori amerikan në NATO, thotë se trupat ruse kanë qenë aktive në Ukrainën lindore që nga fillimi i konfliktit, në muajin prill të vitit të kaluar.

Douglas Lute, tha sot në Bruksel para nisjes së takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, se profesionistët rusë kanë një rol “komandues dhe kontrullues” në lindje të Ukrainës.

Trupas ruse sipas Lute, po operaojnë në atë pjesë me pajisje të sofistikuara ushtarake, të cilët nuk mund të përdoren nga separatistët të cilët nuk janë të trajnuar.

Në kuadër të forcave ruse në lindje të Ukrainës, sipas tij, ka zyrtarë të intelegjencës dhe ushtarë, me dhe pa uniforma ushtarake.

XS
SM
MD
LG