Ndërlidhjet

Ish-manjati rus bashkëpunëtor me opozitarin rus


Mikhail Khodorkovsky

Mikhail Khodorkovsky

Ish-manjati rus i naftës, Mikhail Khodorkovsky, e ka përshkruar armikun e shquar të Kremlinit, Aleksei Navalny, si një aleat të tij.

Duke folur të martën për Zërin e Amerikës, Khodorkovsky tha se ai dhe Navalny, aktualisht kanë objektiva të njëjta dhe si të tilla kanë të bëjnë me punën për të siguruar zgjedhje të ndershme në Rusi dhe dhënien fund të sundimit të presidentit Vladimir Putin, përmes mjeteve demokratike.

Ai tha gjithashtu se një marshim i partive opozitare i caktuar të mbahet më 1 mars, është i nevojshëm.

Protestat, sipas tij, janë mënyra e vetme e mbetur për ta shfaqur opinionon rreth situatës aktuale në Rusi përfshirë edhe “aventurën ushtarake në Ukrainë”.

Mikhail Khodorkovsky është njëri nga nënshkruesit të letrës e cila është dërguar në zyrën e kryetarit të Moskës, për ta njoftuar mbajtjen e protestës.

Khodorkovsky i ka mbajtur dhjetë vjet burgim nën akuzat për krime financiare të cilat, sipas mbrojtësve të të drejtave të njeriut, ishin akuza të motivuara politikisht.

Ai jeton në BE që nga lirimi nga burgu në dhjetor të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG