Ndërlidhjet

Vdes një pensioniste ruse në një stacion të policisë


Ilustrim
Ilustrim

Një pensioniste ruse ka vdekur pasi që është arrestuar nën akuzën se ka vjedhur gjalpë.

Gruaja 81 vjeçare ka vdekur në stacionin e policisë, me sa duket pas një sulmi në zemër.

Ajo u arrestua nën dyshimin se ka vjedhur në një supermarket.

Pensionistja ruse ka vdekur në një stacion policie në Kronstadt që gjendet afër Shën Petersburgut.

Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti duke cituar zyrtarë të sigurisë, njoftoi se gruaja ishte e dyshuar për vjedhjen e tri pakove gjalpë.

Një pako gjalpë 200 gramëshe, kushton 0.70 dollarë amerikan.

Pokurorët thanë se po e hetojnë vjedhjen e pretenduar.

XS
SM
MD
LG