Ndërlidhjet

Konfirmohen raste të reja me sëmundjen Ebola


Ilustrim

Ilustrim

Numri i rasteve të reja me sëmundjen Ebola është rritur për herë të parë këtë vit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve të reja me Ebola është rritur në tri vende të Afrikës Perëndimore.

Në Siera Leone, sipas OBSH-së, tashmë janë konfirmuar 124 raste të reja nga 80 sosh sa ishin konfirmuar deri më 1 shkurt.

Gjithnjë sipas OBSH-së, në Guine janë regjistruar 39 raste të reja derisa në Liberi janë regjistruar tri raste të reja vetëm këtë javë.

“Rastet e reja të kësaj jave janë më të shumtat që nga fillimi i vitit 2015”, ka njoftuar OBSH.

Sipas kësaj organizate, punëtorët e ndihmës janë duke punuar në mënyrë intensive në Siera Leone dhe në Guine, dy vende në të cilat ende konsiderohet sfidë dhënia fund e epidemisë.

XS
SM
MD
LG