Ndërlidhjet

logo-print

Carter zotohet për angazhim në mbrojtjen e sigurisë kombëtare


Ashton Carter

Ashton Carter

I emëruari i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për shef të Pentagonit, Ashton Carter, në pyetjet nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura në Senat, ka thënë sot se dy rreziqet që duhet konsideruar në Lindjen e Mesme janë militantët e Shtetit Islamik dhe Irani.

Ai është përgjigjur në pyetjet e bëra gjatë seancës së konfirmimit ndërsa është pyetur për militantët e Shtetit Islamik, situatën në Afganistan, ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë dhe programin bërthamor të Iranit.

Sa i përket situatës në Irak ai ka thënë se strategjia amerikane duhet të jetë për t’i forcuar trupat irakiane të sigurisë.

Edhe në Siri sipas tij, Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin një forcë të moderuar e cila do të jetë një kombinim i forcave siriane dhe forcave rajonale.

“Nëse unë do të konfirmohem si sekretar i mbrojtjes, unë do të punoj për zgjedhjen e disa probleme të vështira me të cilat është përballur sigura jonë kombëtare për një kohë shumë të gjatë”, është zotuar Carter.

Carter ka shërbyer si zëvendës i sekretarit të Mbrojtjes nga viti 2011 deri më 2013.

Nëse konfirmohet, ai do të zëvendësojë Chuck Hagelin si shef i Pentagonit.

XS
SM
MD
LG