Ndërlidhjet

BE-ja në prag të marrëveshjes për sanksionimin e 25 rusëve


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian është duke i diskutuar propozimet për një listë të zgjeruar të sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të përfshirjes së saj në Ukrainën lindore.

Diplomatët në Bruksel i thanë sot Radios Evropa e Lirë, se ambasadorët janë në prag të arritjes së një marrëveshje për saknsionimin edhe të 25 individëve.

Zyrtarë të lartë rusë, nuk pritet të jenë të përfshirë në listën e re.

Lista e zgjeruar pritet të miratohet nga ministrat e jashtëm të BE-së, më 9 shkurt.

Në Uashington, një zyrtar i lartë ka thënë se zëvendëspresidenti, Joe Biden, do të takohet në Evropë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.

Ata do të diskutojnë më vonë gjatë kësaj jave në lidhje me zgjerimin e sanksioneve dhe për ndihmën amerikane ndaj Ukrainës.

Biden do ta vizitoj Brukselin gjatë ditës së nesme ndërsa në Munich të Gjermanisë, do të qëndroj gjatë të premtes.

Biden do të kthehet në SHBA më 8 shkurt.

XS
SM
MD
LG