Ndërlidhjet

logo-print

NATO pritet ta zgjeroj praninë në Evropën lindore


Ilustrim

Ilustrim

Ministrat e jashtëm të NATO-s pritet ta zgjerojnë praninë e Aleancës në Evropën lindore, duke krijuar qendra të vogla të komandimit, të cilat shpejt mund ta përforcojnë rajonin në rast të ndonjë kërcënimi nga Rusia.

Gjatë takimit të sotëm në Bruksel, ministrtat pritet të dakordohen rreth krijimit të një shtabi në Poloninë perëndimore, si pjesë e planit për rritjen e përgjegjësisë në anën lindore të NATO-s.

Ambasadori amerikan në NATO, Douglas Lute, tha se flamujt e NATO-s do të valviten në qendrën polake në perëndim dhe në gjashtë qendrat tjera në Poloni, Rumani, Bullgari dhe në tri shtete baltike ku aleanca ka qenë e pranishme deri më tani.

“Këta do të jenë shtatë flamujt e parë të NATO-s në Evropën lindore”, ka thënë Lute gjatë një konference që dje e ka mbajtur në Bruksel.

XS
SM
MD
LG