Ndërlidhjet

Kerry e Poroshenko takohen sot në Kiev


Sekretari amerikan, John Kerry

Sekretari amerikan, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pritet që sot të zhvilloj bisedime me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Takimi në Kiev vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të amrëve vdekjeprurëse për forcat ukrainase, me qëllim që të luftohen rebelët pro-rusë në lindje të vendit.

Uashingtoni deri më tani ka ofruar vetëm ndihmë jovdekjeprurëse.

I emëruari i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për shef të Pentagonit, Ashton Carter, në pyetjet nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura në Senat, ka thënë dje se është i prirur të mbështes transferet e armëve vdekjeprurëse në Kiev

Poroshenko ka thënë se vendi i tij ka nevojë për ndihmë me armë vdekjeprurëse, në mënyrë që të pengohen sulmet dhe konflikti i cili deri më tani ua ka marrë jetën më shumë se 5 mijë e 350 personave.

Së paku pesë persona janë vrarë gjatë ditës së djeshme kur një predhë në qytetin Donjeck e ka goditur një spital.

XS
SM
MD
LG