Ndërlidhjet

logo-print

Emiratet Arabe pezullojnë bombardimet ndaj IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e sigurisë në SHBA kanë konfirmuar se Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë ndaluar misionin fluturues luftarak mbi Siri në fund të vitit të kaluar, pas kapjes së pilotit jordanez.

New York Times ka raportuar së pari se Emiratet e Bashkuara i kanë pezulluar sulmet ajrore kundër caqeve të militantëve, për shkak të frikës për sigurinë e pilotëve të tyre.

Një video e publikuar këtë javë e paraqet pilotin jordanez, Muath Al-Kaseasbeh, duke u djegur për së gjalli nga militantët e Shtetit Islamik.

Mbreti i Jordanisë Abdullah, ka thënë gjatë ditës së djeshme se ndaj IS-it do të bëhet një luftë e pamëshirshme.

Piloti jordenez ishte kapur pasi aeroplani i tij F-16 ishte rrëzuar në ujë.

Mëngjesin e ditës së djeshme, Jordania i ka ekzekutuar dy militantë të dënuar, në mesin e të cilëve dhe një grua irakiane e cila dyshohet për përfshirjen në sulmin në Aman të Jordanisë në vitin 2005, ku ishin vrarë dhjetëra persona.

XS
SM
MD
LG