Ndërlidhjet

logo-print

Moussaoui thotë se Arabia Saudite mbështet Al-Kaidën


Zacarias Moussaoui

Zacarias Moussaoui

I ashtuquajturi rrëmbyesi i 20-të i sulmeve të 11 shtatorit në SHBA pretendon se anëtarët e familjes mbretërore saudite, janë mbështetësit e drejtpërdrejtë të Al-Kaidës.

Zacarias Moussaoui këto komente i ka bërë gjatë marrjes në pyetje nga avokatët e rastit në Gjykatën Federale të Manhattanit.

Por, ambasada e Arabisë Saudite në Uashington, tha gjatë ditës së djeshme, se pretendimet e Moussaoui janë pretendime të një “krimineli të çmendur” i cili nuk ka prova për t'i mbështetur ato.

Arabia Saudite tha se rezultatet e hetimit të më madh në histori, nuk tregojnë për përfshirjen e qeverisë saudite apo zyrtarëve.

Zacarias Moussaoui, 46 vjeçar, është shpallur fajtor nën akuzat për terrorizëm në vitin 2005.

Ai është në vuajtje të një dënimi të përjetshëm dhe si i tillë po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Colorado.

XS
SM
MD
LG