Ndërlidhjet

Gazetari Peter Greste arrin në shtëpinë e tij


Peter Greste
Peter Greste

Pas lirimit të tij nga burgu katër ditë më parë, gazetari i Al Jazzera, Peter Greste, ka arritur sot në shtëpinë e tij në Australi.

“Kam ëndërruar për këtë moment shumë herë”, tha Greste para gazetarëve në Brisbane.

Greste dhe dy kolegët e tij, Baher Mohamed dhe Mohamed Fahmy, janë dënuar nën akuzat për raportim të rremë dhe për mbështetjen ndaj grupit të ndaluar Vllazëria Myslimane.

Greste është liruar më 1 shkurt, 400 ditë pasi që është burgosur.

Dy kolegët e tij, vazhdojnë të qëndrojnë në burg.

Greste i falënderoi familjen e tij dhe mbështetësit për lirimin e tij, ndërsa shtoi se do ta bëj më të mirën nga ana e tij, për lirimin edhe të dy kolegëve.

Greste dhe dy gazetarët e tjerë janë arrestuar në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG